Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i LVV-së Visar Ymeri ka thënë se në mbledhje janë diskutuar zhvillimet e fundit sa i përket LVV.
“Kryesia dhe grupi parlamentar bashkë e pranuan dorëheqjen e zonjës Aida Dërguit nga kryesia e LVV dhe nga pozicioni i kryetarës së Qendrës të LVV-së në komunën e Vushtrrisë. Kjo ëhstë dorëheqja e vetme që është dhënë nga kryesia e LVV”, ka thënë ai.
Ymeri ka shtuar se kanë diskutuar fyerjet që janë bërë në facebook.
“Diksutuam për këtë fundjavë dhe për zhvillimet që janë ëbrë në rrjetet sociale. Kryesia njëzëri e dënon dhe e quant ë papranueshme gjuhën e përdorur figurave publike të LVV-së gjatë kësaj fundjave në rrjetet sociale. Kërkojmë nga të gjithë aktivistët e LVV dhe anëtarësia e LVV që ta ndalë këtë mënyrë të të shkruarit dhe përdorimin e kësaj gjuhe ndaj figurave të LVV”, ka shtuar Ymeri./arbresh.info
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...