Google ADS

Ymeri: Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet të shenjuar

17:08 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar takimin me përfaqësusen e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Ai ka thënë se gjatë takimit të sotëm me Federica Mogherinin kemi biseduar për zhvillimer poltike në vend dhe rajon, shkruan arbresh.info

“Nuk ka as dobi e as drejtësi nga një dialog me Serbinë që nuk bazohet as në parime të marrëdhënieve mes dy shteteve e as në parimin universal për lirinë e popujve”, ka shkruar Ymeri./Arbresh.info/

 Më poshtë keni postimin e plotë të Ymerit:

Në takimin e sotëm me znj. Mogherini, biseduam për zhvillimet politike në Kosovë e rajon.

Është edhe e padrejtë e edhe gabim që në raport me shqiptarët e veçanërisht me Kosovën të aplikohen kritere e kërkesa të cilat e kushtëzojnë pabarazinë mes popujve dhe nuk bazohen në parimin e reciprocitetit të marrëdhënieve e respektimin e ndërsjellë të sovranitetit mes vendeve.

Nuk ka as dobi e as drejtësi nga një dialog me Serbinë që nuk bazohet as në parime të marrëdhënieve mes dy shteteve e as në parimin universal për lirinë e popujve.

Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet të shenjuar. Por kjo duhet bërë sipas së drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas parimit të paprekshmërisë së integritetit territorial të Republikës. Marrëveshja me Malin e Zi i cenon të dyja. Nuk bën të humbim territor. Duhet të insistojmë për trajtim të barabartë e dinjitoz.

Imponimi sjellë krizë, shqetësim dhe indinjatë. Populli i Kosovës kërkon paqe, zhvillim e punë. Jo nënshtrim. Jo cenim territori. Jo mohim sovraniteti. Jo përdhosje dinjiteti. Këto ia sqarova edhe znj. Mogherini.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme