Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri ka thënë se PSD është kundër rrëzimit të Qeverisë Haradinaj për shkak të taksës, ndërsa sipas tij qeverinë gjithëpërfshirëse po e do LDK-ja.
Ymeri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ideja për një qeveri me bazë të gjerë është hedhur qysh moti nga LDK-ja.
“Ideja e një qeverie gjithëpërfshirëse, që do të duhej ta merrte përsipër dialogun me Serbinë dhe më pas ta dërgonte vendin në zgjedhje, është ide e kamotshme e LDK-së. Por deri më tani nuk kemi parë ndonjë shtjellim konkret nga ana e drejtuesve të LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i PSD-së ka thënë se ideja e ndryshimit të Qeverisë është e lidhur ngusht me taksën, pasi që ka qëndrime të kundërta nga subjektet politike.
“Ne përmes kryetarit Shpend Ahmeti kemi bërë të ditur se në asnjë mënyrë nuk pranojmë që Ramush Haradinaj të rrëzohet për shkak të taksës”, tha Ymeri./
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...