Sekretari i SBASHK-ut, Ymeri Ymeri, ka thënë që ata e kanë njëfarë shkëndijë të shpresës pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani që palët e përfshira duhet ulur për të dialoguar duke iu referuar qeverisë dhe SBASHK-ut.
“Ftesë zyrtare të Këshillit Grevist, kryeministri nuk i ka bërë. Sipas informatave që i kam, kryeministri ditën e djeshme është takuar me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, por nuk ka ndonjë rezultat të atyre takimeve, nuk ka ndonjë zgjedhje të propozuar”, ka thënë Ymeri në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Kemi njëfarë shkëndije të shpresës që me deklarimin e presidentes që duhet ulur të bisedojmë edhe takimi i mbrëmshëm i kryetari të BSPK-së me kryeministrin Kurti sipas informatave që i kam se nuk është që është qind për qind i konfirmuar nuk ka pasur rezultate me arsyetimin se buxheti i Kosovës nuk ka mjete për t’i ndarë për kërkesat që i kemi ne”.
“Ka deklarime nga qeveritarët që nuk ka mjete buxhetore dhe sindikatat nuk e dinë sa është shuma e tyre, ka deklarime të deputetëve që thonë se sindikatat nuk e dinë sa është shuma e tyre,e ne jemi shumë të sigurt që e dimë se për realizimin e kërkesës sonë duke e përfshirë muajin gusht për të gjithë të punësuarit në sistemin që marrin paga nga buxheti i Kosovës duke i përfshirë edhe sektorin shëndetësor që ata përafërsisht 12 mijë i marrin nga 60 euro i marrin shtesë, duhen diku 38 milionë”.
“38 milionë e 400 mijë. 36 milionë duam pa shëndetësi dhe dy milionë e 400 mijë duam për shëndetësi sepse shtesat për shëndetësi duhen vetëm 40 euro. Ne kërkesën e kemi për të gjithë, jo vetëm për SBASHK, për administratë por për të gjithë, duke e përfshirë edhe policinë”.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?