Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdimisht nëpër emisione ka deklaruar se PSD-ja nuk ka votë më shumë se dy-tre për qind.
Këtyre komenteve u është përgjigjur nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri në Zona B në Klan Kosova.
“Mendoj e këtu po bëhet një keqlexim i qëllimshëm, ose një lloj propagande karshi Partisë Socialdemokrate duke u thirrur në disa sondazhe anonime, në mënyrë që të krijohet përshtypja edhe brenda anëtarësisë së Vetëvendosjes edhe tek qytetarët se PSD-ja nuk do të ketë sukses elektoral”, ka pohuar Ymeri.
“Forma të tilla propaganduese nuk është se po i shohim për herë të parë, por ka një kontradiktë në këtë diskurs”.
“Nuk ka paraqitje publike nga Vetëvendosje e që nuk e shpenzojnë një pjesë të madhe nëpër emisione duke e sulmuar PSD-në, nëse jemi të parëndësishëm përse merreni me ne. E nëse merreni me ne, atëherë qenkemi të rëndësishëm”.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës