Ymeri: Grupi i deputetëve të pavarur nuk e voton demarkacionin

17:06 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti Visar Ymeri në emër të grupit të deputetëve të pavarur në seancën për Demarkacionin ka thënë se kjo Qeveri vuan nga ego e pushtetit.

“Më së miri kjo shihet në ligjin q ëkanë sjellur në kuvend për ta miratuar marrëveshjen. Aty janë ëprmbledhur të gjitha dëshirat e kabinetit qeveritar. NË njërën anë është nënshkrimi i marrëveshjes së Thaçit dhe raporti i Mehës, në anën tjetër kemi raportin e Bulliqit ku përcakton se marrëveshja paraprake është e gabuar sepse janë caktuar kufij të ri në vend të atyre egzistues, dhe në fund e kemi një deklaratë të dy prsidentëve që thotë se do të ketë korrektim të kufijëve në teren pasi që marrëveshje të tilla duhet të kenë korrektime”, ka thënë ai.

Ymeri ka thënë se këto korrektime nuk o t’i kthejnë 8200 hektar që po thuhet se Kosova i ka humbur.

“Vetëm në një rast nëse kjo treshja e republikës së Kosovës do të zhvendosej në anën tjetër të kufirit do t’i kthenin 8200 hektar. Nëse Thaci e Meha pranojnë që kanë bërë gabime si dhe kryeministri ka pranuar që ka ndërruar qëndrim vetëm për t’u bërë kryeministër atëherë do të kthehen 8200 hektar”, ka thënë ai duke shtuar se tash e 3 vite është vetëm kjo temë duke u diskutuar.

“Nuk po diskutohen tema që janë në interes të qytetarëve, ne po flasim për demarkacionin sepse e kemi një Qeveri që asnjëherë nuk ka folur për tema më kryesore që prekun jetën e qytetarëve të Kosovës por e kanë hapur këtë temë vetëm sa për ta larguar vëmendjen. Grupi jon nuk e voton këtë e marrëveshje sepse jemi kundër disa fenomeneve të kësaj amrrëveshje”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme