Google ADS

Ymeri: Ekipi negociatorë do të kryesohet nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj

18:48 | 15 Dhjetor 2018
A. B.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka shpalosur rezolutën e kësaj partie për dialogun me Serbinë në seancën që ka nisur pas 7 orësh vonesë.

Më këtë rast deputeti i PSD-së Visar Ymeri si përfaqsues i grupit që ka iniciuar rezoluten për Dialog tha se:

“Kemi arritur që këtij Kuvendi t’i sjellim një rezolutë mjaftë të rëndësishëm për Kosovën. Më këtë rezolutë qartsohën procedurat vendimarrëse të dialogut. Kjo fazë e dialogut në baze të kësaj rezolute është e ndryshme më cilindo fazë të dialogut që ka pasur Kosova. Procesi i dialogut do të jetë i suksesshëm vetëm kur të ketë njohje nga dy palët si dhe antarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare”, raporton portali arbresh.info.

”Republika e Kosovës synon të antarësohet në NATO. Kuvendi nuk do të përkrahë një proces të bisedimeve ku i konteston parimet e Kosovës. Delegacioni që do të votohet sot ka gjithsej 12 anëtarë, në këtë proces të dialogut transparenca dhe llogaridhënja do të jenë të pakontestueshme. Kjo rezolutë i adreson të gjitha gjërat e ngritura deri sot”- ka thënë Ymeri

Ai tutje ju ka bërë thirrje dy partive opozitare t’i bashkohen këtij grupi.

” Ftoj LDK-në dhe VV që ti bashkohen këtij ekipi. Në këtë proces ne do ti kemi dy të vërteta . Ky lloj kundërshtimi që e kanë sot është i pabazë e i pa qëndrushëm dhe jo i dobishëm për Kosovën. Ikja nga përgjegjsia për interesa partiake e dëmtojnë Kosovën . Është koha të mendojm për vendin dhe ju ftoj ta vizitoni. Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxha, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Mahi Yakgjiklar si dhe një nga shoqëria civile, si he janë dy vende për dy partit të cilat spo i bashkangjiten këti ekipi, si dhe Visar Ymeri e Dukagjin Gorani deri sa të plotësohet numir nga ta”.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2000226790058793/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme