Ymeri: E pranojmë ftesën e Haradinajt vetëm si lider i AAK-së

15:25 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetar i Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se ftesa e Ramush Haradinaj nuk është qartë për takim me partinë e tij, prandaj kërkon qartësim.

Ymeri përmes një postimi në Facebook tha se nëse kërkesa është bërë si lider i AAK-së për formimi e Qeverisë së re do t’i përgjigjem, por jo si përfaqësues i PAN-it.

“Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit për mbledhjen e parë. Në qoftë se Haradinaj, sipas tij, po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje, “ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it”./Arbresh.info. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme