Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe ish kryetari i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, kanë mbajtur sonte një takim me bashkatdhetarë në Berlin, me të cilët biseduan për çështjet ekonomike dhe problemet tjera, me të cilat përballen shqiptarët në Perëndim dhe në Kosovë.
Albin Kurti theksoi se dhuna që ka shkaktuar Serbia në Kosovë, nuk është vetëm vrasja e mbi 12 mijë shqiptarëve gjatë luftës, shkatërrimi i qindra-mijëra shtëpive, dëbimi i mbi një milion shqiptarëve nga Kosova, por dhunë është edhe detyrimi i largimit të shqiptarëve nga Kosova në vitet e 70-ta, 80-ta dhe të 90-ta, ndërsa përmendi edhe valën e fundit të largimit të shqiptarëve nga Kosova drejtë Perëndimit në vitet e fundit.
Kurti u tha mërgimtarëve se “ju erdhët këtu për të mos i lënë tjerët të vinë, erdhët nga një person nga familja, keni punuar dhe u keni dërguar para, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të vinë”.
Kurti tha ne parashohin lehtësime për investitorët në Kosovë, ndërsa u kërkoi studentëve shqiptarë që veç formimit të organizatave studentore shqiptare, të marrin pjesë edhe në organizatat studentore gjermane, në të cilat do të mund të rrëfejnë të vërtetën për Kosovën, raporton KosovaPress.
Ai punëtorëve u kërkoi që të jenë më aktiv në sindikata, ta ndihmojnë shoqërinë në sindikata dhe ta dërgojnë rrëfimin e së vërtetës për Kosovën në sindikata, si psh. rrëfimi për ngjarjet në Mitrovicë. Po ashtu, ai u kërkoi ndërmarrësve që të bashkëpunojnë mes vete, ndërsa si shembull mori bashkëpunimin e hotelierëve shqiptarë në Dallas, të cilët udhëheqin 300 resaturane dhe kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunim mes vete.
Kurti foli edhe për gjendjen në Maqedoni, për të cilën tha se është gjendja më e rëndë që nga koha e luftës së vitit 2001. Ai po ashtu pohoi se Presidenti Gjorgje Ivanov dëshmoi se nuk është një president i Maqedonisë, pasi dështoi që të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët e saj.
Ndërsa lideri i LVV-së, Visar Ymeri tha se qeveria ka bërë që Kosova të shihet si një territor komunash, nga të cilat është krijuar shteti. Këtë ai e bazon në platformën qeveritare për decentralizim, për të cilin ai pati kritika të shumta.
Ai foli edhe për integrimin e komunitetit serb në Kosovë, për të cilët tha se duhet ta kuptojnë se duhet të integrohen në vendin ku jeton.
Ymeri theksoi se në reformën zgjedhore ata kanë mbrojt qëndrimin që Kosova të mbetet në një zonë qendrore, sepse sipas tij ndarja në disa zona, ndikon negativisht në zhvillimin politik të Kosovës.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...