Njëra ndër çështjet me të rëndësishme me të cilën po përballen institucionet e Kosovës është dialogu me Serbinë, i nisur në vitin 2011, por që akoma nuk ka arritur qëllimin final, normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet të dy shtetet, po vlerëson ish-kreu i VV-së, Visa Ymeri.
Ymeri pohon se nuk ka transparencë nga Qeveria aktuale për sa i përket këtij procesi i po zvarritet çdo ditë e më shumë.
“Është vështirë me vlerësuar meqenëse pak ka informata dhe më pak transparencë nga qeveria aktuale për sa i përket dialogut dhe nuk është që po bëhet shumë në këtë proces. Prandaj kemi pasur disa deklarime të kryeministrit dhe përmendje të eksponentëve të tjerë të qeverisjes po synojnë me bo një lloj riformatizimi të dialogut për të ndryshuar agjendën dhe qëllimet e tij.Po në anën tjetër kjo nuk po tregohet se si do të bëhet dhe kemi vazhdimisht insistime nga pala tjetër jo vetëm nga Serbia por edhe nga BE të cilët thonë që veçanërisht karshi marrëveshjeve të arritura deri më tash ato duhen zbatuar 100% dhe dialogu të vazhdojë. Dhe në këtë drejtim kemi një përplasje të mendimeve ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe ndërmjetësuesit për sa i përket procesit të dialogut të cilin nuk mundesh me ndryshuar nëse nuk ki përkrahje nga miqtë tanë ndërkombëtar”, tha ai.
Ymeri që është edhe drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, shtoi se dialogu mund të jetë mollë sherri që mund ta zhbëjë Qeverinë, e që kjo mund të ndodhë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi.“Jep dorëheqje kryeministri Kurti apo ka një format tjetër se si shkojmë në zgjedhje. Këto janë pikëpyetje të mëdha. Mendoj që dialogu mund të jetë mollë sherri që mund ta zhbëjë Qeverinë. Por zhbërjen e Qeverisë nuk e shoh të shpejt sepse dialogu dhe insistimi i ndërkombëtarëve për të pasur një vazhdim serioz të dialogut nuk shoh derisa të përfundojnë zgjedhjet në serbi që i bie diku ka mesi i vitit të ardhshëm”.
Ymeri thotë se dialogu është një lloj pazari, duke shtuar se këtë proces nuk duhet që ta kushtëzojë opozita, raporton EO.
“Asociacioni është marrëveshje e nënshkruar e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Nëse nuk e zbatojnë marrëveshjen atëherë çfarë formati tjetër të marrëveshjes do të arrijnë, për t’i arritur qëllimet tona e që është njohja reciproke. Unë mendoj që dialogu është një lloj negociate, pazari”.“A do të kushtëzojë opozitën. Unë mendoj që nuk donë kushtëzim opozita. Bëhet nga bashkësia ndërkombëtare mund të jetë, por pastaj si vije deri te rrëzimi i Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...