Ish- bashkëpartiuaku i Albin Kurtit, Visar Ymeri ka reaguar pas tërheqjes së Qeverisë nga ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje.
Ymeri, përmes një postim në Facebook ka shkruar se kjo është një humbje e turpshme dhe e panevojshme, shkruan arbresh.info.
“Deri sot paradite, Kurti dhe telallët e tij e paraqisnin amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet sikur themelin e avansimit të të drejtave për mërgatën. Tash që Kurti u tërhoq, a i bie se edhe ai u vendos në anën e kundërshtarëve të këtyre të drejtave? Apo thjeshtë politikisht i theu hundët që në betejën e parë. Dhe arsyeja për këtë: sepse e zgjodhi betejën e gabuar në kohën më të gabuar”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Çfarë humbje e turpshme. Dhe e panevojshme.
Deri sot paradite, Kurti dhe telallët e tij e paraqisnin amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet sikur themelin e avansimit të të drejtave për mërgatën. Tash që Kurti u tërhoq, a i bie se edhe ai u vendos në anën e kundërshtarëve të këtyre të drejtave?
Apo thjeshtë politikisht i theu hundët që në betejën e parë. Dhe arsyeja për këtë: sepse e zgjodhi betejën e gabuar në kohën më të gabuar.
Mbase prapë nuk kemi ndryshim. Prapë pushteti po mbetet pushtet. Arrogant, shpërfillës, egoist, inatçorë, me tendenca nënshtrimi e poshtërimi ndaj gjithë tjerëve, mendjen te vetja e fare të tjetri.
Sfida më e madhe e provincialit me pushtet megjithatë po mbetet e njëjta: si t’i shmangemi delirit të pushtetit e përjetimit megaloman për veten në pushtet.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...