Ymeri: Buxheti i vitit 2018, në dëm të ekonomisë së vendit

12:22 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Buxheti i vitit 2017 është në dëm të ekonomisë së Kosovës  dhe se si të tillë Vetëvendosje nuk do ta votoj.

Ymeri, kritikoi Buxhetin në shumë pika duke thënë se të fryrat e parashikuara janë të fryra dhe joreale, shkruan arbresh.info.

“Edhe ky buxhet do ta ketë fatin e njëjtë me atë paraparak. Të hyrat e parashikuara janë të fryra dhe joreale ndërkaq shpenzimet do të kryhen nga borxhi”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, e gjithë rritja e projektuar është në tatimin në vlerë të shtuar të grumbulluar nga Dogana dhe tatimet, gjë që sipas tij, ndikon në rritjen e importit të mallrave.

“Edhe kjo qeveri nuk parasheh fare rritje të prodhimit vendor për të zvogëluar importet. Kështu do të mbanim më shumë para brenda ekonomisë sonë. Por fatkeqësisht do të vazhdojmë të eksportojmë para të gatshme që i sjell mërgata”, ka deklaruar Ymeri gjatë seancës së Kuvendit kur po bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2018.

Sipas ti, buxheti përmban projeksione mashtruese dhe se si i tillë nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme