Google ADS

Ymeri: As kjo Qeveri, as ato të kaluarat nuk e kanë vënë prioritet energjinë

11:33 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria aktuale dhe ato të deritashme e kanë shpërfillur vazhdimisht interesin publik.

Duke folur gjatë interpelancës së kryeministri Isa Mustafa në lidhje me minierën e Sibovcit, Ymeri ka thënë se të gjitha qeveritë e pasluftës kanë thënë se e kanë prioritet energjinë por asnjëherë nuk e kanë materializuar këtë, shkruan arbresh.info.

“Qeveria e Kosovës dhe jo vetëm kjo por edhe ato të kaluarat edhe pse vazhdimisht kanë folur se energjia është prioritet, asnjëherë këtë nuk e kanë materializuar në vendime dhe në politika të qeverisjes”, ka thënë Ymeri./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme