Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka qortuar pjesëtarët e partisë së tij, për sjelljet e tyre pas zbulimit në media të përçarjes së VV’së.
Në intervistën e parë pas shpërthimit të një skandali të brendshëm në partinë e tij, Ymeri ka dënuar reagimet e anëtarëve dhe aktivistëve të VV’së në rrjetet sociale.
“Ajo çfarë ka ndodhur në rrjetet sociale gjatë kësaj periudhe është e papranueshme, ashtu si ofendimi i Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit”, ka thënë Ymeri në “Rubikon” të KTV’së, kur është pyetur për qëndrimin e shprehur nga Xhelal Sveçla dhe anëtarët e VV’së në Tiranë.
“Në asnjë mënyrë nuk mund t’i pranoj insinuatat që i vishen zonjës Dërguti”, është shprehur ai.
“Është e papranueshme mënyra se si po shprehemi në publik, kushdo qoftë që e bën atë. Kështu nuk po i ndihmojmë zgjidhjes së problemit, po i shtojmë benzinë flakës”, ka thënë Ymeri.
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...