Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka shkruar në profilin e tij në facebook për 30 ditë paraburgim për deputetët e arrestuar të këtij subjekti.
Ai ka shkruar ” Prapë Klani Pronto me shokë e paterica”.
Ky është sttausi i tij i plotë në facebook:
“30 ditë paraburgim për deputetët, Albulenën, Donikën dhe Albinin. Prapë Beqir Kalludra.
Prapë Klani Pronto me shokë e paterica.
Të njëjtit që dje i dënuan aktivistët pa asnjë faj. Pa asnjë provë a bazë.
Të njëjtit që po duan t’ua vjedhin fitoren qytetarëve në zgjedhjet lokale.
Persekutimi është i drejtuar kundër VETËVENDOSJE!-s. Sepse vetëm VETËVENDOSJE!-n e kanë pengesë në ndërmarrjen e tyre kriminale. Sepse janë kundër vullnetit popullor.
Dhe pengesë do të na kenë. Përjetësisht. Kundër krimit.
Liri për deputetët.
Liri për aktivistët.”, ka shkruar ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...