Filmi kosovar “Zgjoi” është dhënë gjatë këtyre ditëve premierë edhe në kinematë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Natën e kaluar, ky film u dha premierë në Washington D.C., ku e pranishme në sallën e shfaqjes ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe shumtë të ftuar spepcial, shkruan portali arbresh.info
E aktorja kryesore e filmit, Yllka Gashi ka shkruar në ‘facebook’ për këtë event special ku i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë.
Postim i saj i plotë:
Mbrëmë filmi “Zgjoi” pati një shfaqje speciale në Uashington DC.
Ishte një gëzim dhe nder i madh të na bashkohen sensacioni ndërkombëtar, megaylli, Dua Lipa dhe prindërit e saj!
Liderja jonë e mahnitshme zonja Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani dhe shumë të ftuar specialë.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë tuaj!
“Hive” dhe gjithë suksesi rreth saj, ka të bëjë me të vejat e Krushës Fahrije Hoti, familjet e të pagjeturve nga lufta, viktimat e luftës dhe vendin tonë të dashur!
Ju lutemi na përkrahni duke shikuar filmin.
Në Prishtinë mund të blini bileta në Cineplexx.
Në Nju Jork, keni ende kohë deri më 18 nëntor për ta parë në Forumin e Filmit.
Ajo hapet në LA në 2 ditë në Teatrin Mbretëror të Laemmle.
Për të gjitha shfaqjet e tjera në SHBA, ju lutemi vizitoni në www.zeitgeistfilms.com
Pëndryshe, filmi kosovar, “Zgjoi” po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme nëpër botë. /arbresh.info/
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner