Google ADS

Ylli Hoxha kërkon që xhamia e re të ndërtohet nga Kosova (VIDEO)

13:38 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin komunal të Prishtinës, Ylli Hoxha ka thënë se do të ishte mirë që xhamia qendrore afër Postës në Prishtinë të ndërtohej me mjete të Kosovës.

Kryetari i Prishtinës ka thënë gjatë debatit në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës në lidhje me këtë xhami se financimin dhe ndërtimin e xhamisë së madhe do ta bëjë Bashkësia Islame Turke.

Sipas Ahmetit ajo do të kushtoj 35 deri në 40 milionë euro, shkruan arbresh.info.

Mirëpo Ylli Hoxha ka deklaruar se nëse Kosova nuk ka mundësi ta financoj, të paktën Kosova ishte dashur ta mirëmbante xhaminë.

“Kosova ta ndërtoj xhaminë e madhe me mjete të veta. Nëse 40 milionë euro nuk i kemi në dispozicion për ta ndërtuar Nëse nuk i kemi 40 milionë euro për ta ndërtuar duhet t’i kemi 16 milionë për mirëmbajtje”, është shprehur Hoxha./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1492205390844548/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme