Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, njëherit edhe zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit thotë se muajt e fundit, ka pasur një ritëm më të ngadaltë të progresit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Zbatimi është duke u bërë më i vështirë, shumë nga çështjet që janë rënë dakord janë kontradiktore. Është e natyrshme të kemi paksa ngadalësim. Për shkak se është e rëndësishme për Prishtinën dhe Beogradin që të bëjnë përparime dhe të zbatojnë dialogun për të lëvizur më pranë kah qëllimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ky proces i normalizimit duhet të përshpejtohet me qëllim që të ndihmojë të dyja qeveritë të përparojnë drejt qëllimit që kanë,” është shprehur Yee, një intervistë për EWB.
Ai beson se për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, do të ketë një periudhë ku nuk do të ketë shumë përparim, transmeton arbesh.info.
Sipas tij, të dyja palët do të duhet të gjejnë një mënyrë për të përshpejtuar një herë kur është një qeveri në Kosovë dhe qeveria e re të formohet në Beograd.
“Duhet të ketë një diskutim serioz midis drejtuesve të të dy qeverive se si mund të përshpejtojnë. Në ritmin aktual, as vendet as qytetarët nuk do të jenë të kënaqur me ritmin drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe afrimit me BE. Kjo do të kërkojë guxim politik sepse vendimi do të jetë i vështirë,” ka thënë Yee.
Ajo që është shumë e rëndësishme për të gjitha vendet, sipas tij është të respektojë sovranitetin e fqinjëve të tyre, të punojnë së bashku për të zgjidhur çdo keqkuptim ose konflikte të mundshme përmes dialogut dhe bashkëpunimit dhe të mos reagojnë menjëherë përmes mediave./arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...