Google ADS

Yamanaka konfirmon përkushtimin në fuqizimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës

13:07 | 18 Janar 2022
L G

Kryetari i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarin e ri me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Kryetari Konjufca uroi Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj vendit tonë.

Japonia mike, përveçse kontribuuese e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtet-ndërtimit të saj dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi kryetari Konjufca, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Nga ana e tij, Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës./arbresh.info/

Të ngjashme