Yagcilar paralajmëron se ligji për pagat do të hartohet deri në qershor

11:47 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Në komisionin për Integrim Evropiane raportoi ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane. Kryetarja e komisionit, Blerta Deliu, drejtuar ministrit tha se kur do të bëhet kategorizimi i pagave, dhe se kur do të ndodhin reformat në administratë që janë paraparë për vitin e kaluar.

“Ministria ka planifikuar që t’i përfundojë reformat në administratë vitin e kaluar por që nuk ka ndodhur. Çështja e pagave të zyrtarëve të lartë, na është kërkua që të sjellët ligji për paga që dy herë ka qenë në Kuvend por nuk kemi arrit një zgjidhje , kur do të bëhet kategorizimi i pagave”, tha Deliu.

Yagcilar tha se deri në qershor të këtij viti do të përgatitet pakoja e ligjeve, e cila përmban këto ligje: ligji për paga, për modernizimin e administratës publike si dhe ligjin për shërbyesit civil, raporton Ekonomia Online.

“Këtë vit administrata nuk është në kriteret e integrimeve evropiane por premtohet të jetë një administratë që t’i zbatojë të gjitha ato direktivat. Ministria e Administratës është duke hartuar edhe me ministrië e tjera strategji të nevojshëm për modernizimin e administratës. Koordinimin dhe zhvillimin i politikave në administratë , është përgjegjës zyra e kryeministrit dhe Ministria e Financave është përgjegjës për fushën e menaxhimit të financave publike”, tha Yagcilar.

“Aspekti i parimeve të Administratës Publike,  reformave e kemi obligim të zbatojmë planin e veprimit të administratës publike. Sigma është duke monitoruar zbatimin e strategjisë së modernizimit të administras publike, më 20 mars do kemi. raportin për gjendjen në administratë krahasim me vendet e tjera. Ky raport përfshin Sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore, për çështjen e dhënave të hapura, dhe çështje për ofrimin e çështjeve publike”.

Ilir Deda, nga Alternativa, pyeti ministrin për kategorizimin e vendeve të punës, pasi që sipas tij nuk mund të kalojë ligji për paga nëse kategorizimi i vendeve të punës nuk ekziston.

“Ju jeni në proces të kategorizimit të vendeve të punës, shërbyeseve. Para se me ardh me ligj për paga a duhet me u përfundu këtë proces që ka fillu që një kohë, nëse po kur po mendoni që do përfundojë ky unifikim i titujve për paga”, tha Deda.

Ministri Yagcilar tha se kategorizimi është bërë por që pjesa financiare nuk është zbatuar asnjëherë.

“Ligji për pagat është bërë për të gjithë përfituesit, 80 mijë njerëz, zyrtarë në arsim universitet, polici, dogana. Çdo kush që fiton pagën nga buxheti i Kosovës do të jetë në këtë ligj, do kalojmë të punojmë në këtë ligj nuk do të ketë vetëm për shërbyesit civil por për të gjitha fushat që përfshihen në buxhetin e Republikës së Kosovës. Shërbyesit civil përfshijnë, 18 mijë njerëz. Ligji është aprovuar në 2010, por është bërë kategorizimi i vendeve të punës”, tha Yagcilar./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme