Në Prishtinë, nën organizimin e Ministrisë së Administratës Publike është mbajtur takimi i fillimit të hartimit të Pakos legjislative, që ka të bëjë me reformën në administratës publike.
Në këtë takim, pos përfaqësuesve të Grupit punues, po marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues nga institucionet e shtetit, nga sindikatat dhe shoqëria civile, transmeton arbresh.info.
Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, me këtë rast theksoi se, me Pakon Ligjore, ku bëjnë pjesë Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publikë dhe Projektligji për Pagat synohet ndërtimi i bazës së administratës shtetërore.
Ndaj, nga ky aspekt, ky vit do të jetë viti reformave të thella në administratën publike dhe me ndikim pozitiv në punën e administratës publike përball kërkesave të qytetareve dhe të bizneseve.
Me një fjalë, me këto ligje, synohet të krijohet modeli i administratës së shtetit të Kosovës, model ky që do të jetë i pranuar, në të ardhmen, në familjen administrative të Bashkimit Evropian.
Mbi këtë bazë, ministri Yagcilar përmendi disa nga synimet kryesore, që nëpërmjet dispozitave kushtetuese të krijohen strukturat organizative shtetërore të funksionimit dhe të kemi zyrtarë publikë të përgatitur nga të cilët do të kë kërkohen përgjegjësi dhe llogaridhënie, pa lënë anash caktimin e pagave në harmoni me ligjin dhe rregullat e qarta dhe të thjeshta që krijojnë zgjidhje të mundshme dhe efikase. Ministri Yagcilar, në takim foli për rolin dhe funksionin e secilit ligj, që është pjesë e kësaj pakoje, në drejtim të rregullimit të administratës shtetërore dhe të statusit të agjencive dhe institucioneve të pavarura.
Për rolin e Pakos ligjore dhe të ligjeve si pjesë e saj, folën edhe deputetet: Safete Hadergjonaj, Blerta Deliu, Nait Hasani dhe koordinatori nacional për refoma shtetërore, të cilët vlerësuan rolin dhe rëndësinë e Pakos ligjore për ndertimin e një administrate shtetërore në harmoni me standardet e BE-së./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...