Njëri nga aderimet e fundit është edhe ai i Naim Bunjakut, i njohur si Xuxi, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
E vetë Xuxi ka thënë që pikërisht lideri i kësaj partie ishte shtysa që e bëri atë të anëtarësohet në AAK.
“Ramush Haradinaj mendoj që në aspektin njerëzor është një shembull që duhet përcjellë dhe duhet admiruar. Për të ardhmen e fëmijëve të mijë mendoj që me Ramush Haradinajn e kemi një siguri” ka thënë Bunjaku në një intervistë për Klan Kosova.
Tutje ai ka thënë që brenda AAK-së ka gjetur një energji pozitive dhe një frymë që do të donte ta ndiqte.
“Dua të sjell në AAK energji pozitive dhe eksperiencën time. Kam takuar një grup djem dhe vajza te reja ku kam vërejt një energji pozitive. Më vjen mirë që kam gjetur atë frymë dhe do të vazhdoj me atë frymë” ka thënë Xuxi.
Edhe pse tashmë anëtarë i AAK-së, Xuxi ka thënë që nuk do t’i përziej muzikën me politikë, por nuk përjashton mundësinë e këndimit nëpër tubime të kësaj partie.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...