Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se suksesi i Kosovës në Lojërat Olimpike në Paris 2024 është dëshmi se vendi ynë ka një brez të artë xhudistësh.
Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e pritjes që iu ka bërë në Gllogjan Driton Kuka, Majlinda, Distria, Laura, Nora, Akil dhe Loriana.
“Suksesi i Kosovës në Olimpiadën e Parisit është edhe një dëshmi se vendi ynë ka një brez të artë xhudistësh që po i’a lartësojnë emrin kudo në botë, kjo falë punës së mahnitshme të mjeshtrit të madh, Toni Kuka dhe ekipit të tij. Kënaqësi që sot t’i pres në Gllogjan dhe t’i përgëzoj për suksesin.”, ka shkruar Haradinaj.
Faleminderit Driton Kuka, Majlinda, Distria, Laura, Nora, Akil dhe Loriana! Nderuat Kosovën dhe të gjithë shqiptarët”, shtoi ai./Arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër