Google ADS

Xhepat bosh, italianët nuk ndjejnë më ‘dashuri’ për euron

16:01 | 8 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Gurvernatori i Bankës Qëndrore në Itali, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me një radio, u zu ngushtë nga shumë dëgjues, që kërkonin kthimin e monedhës së vjetër italiane, lirës.

Para disa vitesh një skenar i tillë, do të dërgonte vendin drejt një katastrofe dhe një fatkeqësisë, ka thënë Salvatore Rossi, transmeton portali arbresh.info.

Tani, me mundësine e zgjedhjeve që priten të mbahen në qërshor, shumë politikane ndjenjë ‘armiqësi’ me vlerën monetare euro. Shume italianë e bëjnë fajtor monedhën e përbashkët të BE-së për rënie ekonomike.

Banka Qëndrore në Itali ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e ndjenjave anti-euro, megjithatë shumë pak politikanë italianë kanë shprehur vullnetin për të dalë nga BE-ja.

Italia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 1975 dhe shumica e italianëve mendojnë se anëtarësimi në BE ka ndihmuar për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Evropë.

Italianët kanë qenë një mbështetësit më të mëdhenjë të euros, por sipas një sondazhi të kryer nga Eurobarometer i publikuar në dhjetor, ka treguar se 41% kanë thënë se euro ‘është gjë e mirë’, ndërsa 47% e kanë quajtur ‘gabim’./Arbresh.info

Të ngjashme