Zëvendësministri i Brendshëm, Isa Xhemajlaj, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, ka folur për takimin e sotëm të hershëm në Qeverinë e Kosovës bashkë me zëvendësministrat tjerë me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai tha se ora 7 për këtë takim ka qenë ndoshta i përshtatshëm për agjendën e kryeministrit dhe thotë se nuk e sheh problematike këtë çështje.
Sipas tij, vartësit e kryeministrit duhet të raportojnë për të treguar se çka janë duke bërë, deri ku kanë mbërritur me punë.
Ai thotë se jo të gjithë zv/ministrat kanë folur në këtë takim, pasi që më parë u kanë dërguar raportet me shkrim në mënyrë që kryeministri të shohë se me kë të bisedojë.
Duke folur për largimin e kamerave nga salla kur kanë filluar ankesat e zv/ministrave, Xhemajlaj, që është anëtar i Nismës, ka thënë se nuk ka pasur diçka të jashtëzakonshme.
“Thjeshtë pati ankesa nga ata që nuk e kanë hapësirën për t’i kryer punët siç u obligon ligji”, shtoi ai.
Haradinaj, sipas Xhemajlajt, është zotuar se do të bisedojë me ata ministra, zëvendësministrat e të cilëve janë ankuar për shpërfillje dhe mungesë të hapësirës për punë.
Xhemajlaj tha se në takimin e sotëm ishin mbi 70 zëvendësministra dhe mund të ketë munguar një numër shumë i vogël e tyre.
Në lidhje me numrin e madh të këtyre zyrtarëve, Xhemajlaj tha se “Kosova është një shtëpi në ndërtim e sipër dhe ka nevojë për një numër të madh punëtorësh për ta ndërtuar atë”.
“Shtetet tjera nuk e kanë të obligueshme me ligj që të marrin në qeveri edhe zyrtarë nga komunitetet. Jemi qeveri e madhe dhe kemi punë të mëdha”, shtoi ai.
Në MPB ka një koordinim mjaft të mirë. MPB ka 12 strategji, dhe janë ndarë zëvendësministrat që duhen marr me këto strategji. Secili i kemi të ndara punët. Kemi bashkëpunim të mirë me zëvendësministrin serb. Ne jemi edhe koordinatorë”, deklaroi Xhemajlaj.
Ai tha se ministrat që mungojnë në mbledhjet e Qeverisë janë ata që s’i kanë deleguar mirë punët.
“Ne raportojmë para ministrit çdo të hënë nga ora 9 për punët që i kemi kryer dhe punët që na presin gjatë javës. Kemi një zëvendësministër serb dhe 3 të tjerët jemi nga partitë shqiptare”, u shpreh ai, raporton Koha.net.
Ai thotë se ministri i ri, Bejtush Gashi, nuk ka bërë diçka të re pasi që ish-ministri, Flamur Sefaj, veçse i ka rregulluar punët me vartësit e tij.
Zv/ministri i MPB-së, Isa Xhemajlaj, duke folur për rastin e dëbimit të shtetasve turq nga Kosova, tha se nuk ka pasur asnjë informatë në lidhje me ngjarjen, ndonëse thotë të ketë pasur raport të afërt me ish-ministrin Sefaj, i cili u shkarkua pikërisht për këtë rast.
Ai thotë se ka pasur shkelje të ligjit dhe janë bërë shkelje procedurale në rastin e shtetasve turq dhe për këtë arsye është shkarkuar Sefaj.
Duke folur për arrestimin e shefit serb të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, Xhemajlaj tregoi se kolegu i tij serb ka bërë një ankesë në Inspektorat të Policisë së Kosovës për policët që arrestuan Gjuriqin.
“Ishte një hyrje ilegale në territorin e Republikës së Kosovës. Të gjithë duhet të arrestohen dhe s’besoj që është dashur të ketë publicitet kaq të madh. Si ai, si çdo rast tjetër që hyn ilegalisht. Por, nuk dua të paragjykoj se a e kanë shkelur ligjin policët që kanë arrestuar Gjuriqin”, shtoi ai.
Ndërkaq, thotë se zv/ministri serb është ende në detyrë dhe del në punë, pavarësisht se Lista Serbe është deklaruar se ka dalë nga Qeveria Haradinaj pas rastit Gjuriq.
Ai ka falënderuar të gjitha ekipet e kërkim-shpëtimit për dy policët e aksidentuar kohë më parë në aksin rrugor Kaçanik – Han i Elezit, të cilët u gjetën të vdekur rreth 10 ditë pas zhdukjes së tyre.
Drejt rrugës për anëtarësim në Interpol, Xhemajlaj tha se është bërë punë e mirë, edhe përkundër pengesave nga shtete që s’duan pranimin e Kosovës në këtë institucion.
“Nisma ka dhënë kontribut të mirë në këtë Qeveri, pavarësisht se përfaqësohet me vetëm 3 ministri. Ministria e Punës veçse ka bërë hapa të mirë. Edhe ministri Bajrami (i MTI-së) ka bërë punë të mirë në mbrojtjen e prodhimeve vendore”, deklaroi ai.
Duke folur për mundësinë e shkurtimit të mandatit të kësaj Qeveria, Xhemajlaj tha se kjo Qeveri do të shkojë deri në fund të mandatit sepse, siç tha ai, “me zgjedhje nuk po bëhet zgjidhje”.
“Megjithatë, nuk varet krejt nga ne, por edhe nga faktorët që veprojnë në Kosovë. Nisma është e gatshme për zgjedhje, s’jemi parti sezonale”, theksoi Xhemajlaj.
Qeverisja lokale në Drenas mund të krenohet vetëm me projekte që i ka bërë qeveria e Kosovës, tha Xhemajlaj. “Nuk kemi asnjë investitor, asnjë investim, asnjë vend pune. Përkundrazi, një fabrikë e Ferronikelit, është mbyllur. Është varfëri edhe më e madhe se që ka qenë më parë”, tha Xhemajlaj për qeverisjen e Ramiz Lladrovcit në Drenas.
Në mungesë të perspektivës, Xhemajlaj tha se qytetarët e Drenasit kanë filluar edhe të shpërngulen./Koha.net/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...