Aktivitetet e shtuara të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, kanë nxitur reagimet e partisë opozitare, PDK.
Është drejtori për komunikim i kësaj partie, Bashmir Xhemaj, që ka alarmuar se edhe pas 32 muajsh pa njohje, ministria e jashtme është në gjumë të thellë.
Ai ka kritikuar këtë qasje të Kosovës.
Plotë i tij i plotë:
Qeveria dhe ministria e jashtme e Kosovës në gjumë dimëror, ende pa nisur dimri. Kosova po hyn në muajin e 32-të dhe ende pa asnjë njohje të re. Fushatës agresive të Serbisë për t’i bllokuar njohjet e Kosovës, i’u bashkua edhe Kosova duke hequr dorë vullnetarisht për një vit nga lobimi për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Por Serbia mbetet e njëjta. Ivica Daçiqi po e vazhdon lobimin e kundër pavarësisë së Kosovës duke takuar përfaqësuesit e shteteve jo-njohëse. I radhës ishte ambasadori i Angolës, që mori falendërimet e Serbisë për mos ndryshim të qëndrimit. Fushata e bllokimit të njohjeve ndaj Kosovës po vazhdon hapur dhe në publik nga Serbia, me gjithë zotimet e dy shteteve për t’i pezulluar fushatat ndaj njëra-tjetrës në Uashington. Teksa Kosova e ka suspenduar politikën e jashtme, Serbia po e bën të kundërtën dhe me intensitet të shtuar. /Lajmi.net/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...