Xhemaili për ndërprerjen e vaksinimit në Gjilan: E kemi paraqitur këtë rast në MSH, nuk dimë kur do rregullohet

18:15 | 2 Korrik 2021
L G

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Gjilanit deklaron se problemin me sistem që shkaktoi ndërprerje të vaksinimit e kanë paraqitur në Ministrinë e Shëndetësisë, mirëpo që sipas tyre ende nuk dihet kur do rregullohet ky problem

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjilani, Selami Xhemaili, i ka thënë arbresh.info se për këtë problem është lajmëruar MSH-ja, megjithatë ende nuk dihet kur do evitohet dhe kur do të nis sërish vaksinimi.

“Nuk punon sistemi dhe ne e kemi paraqitë në Ministri të Shëndetësisë. Nuk e dimë kur rregullohet. Qytetarët në vazhdimësi mund të vijnë të vaksinohen pavarësisht terminit”, tha ai për arbresh.info.

LEXO EDHE

Ndërpritet vaksinimi në Gjilan, shumë persona kthehen mbrapsht dhe 100 të tjerë janë në pritje – Arbresh.info

Të ngjashme