Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në zyrën e tij shqiptaro-amerikanin Xhim Xhema, të cilin e ka falënderuar për gjithë kontributin e tij për çështjen e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.
Kryetari Rama tha se Xhim Xhema është shqiptar i madh i cili punoi ndër vite për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
‘‘Ne e kemi nderuar duke e vendosur emrin e njërës nga rrugët kryesore të Prishtinës, me emrin e Xhim Xhema”.
Ndërsa Xhema tregoi kohën kur punonte për ta sensibilizuar çështjen e Kosovës, ku kishte takuar ish-senatorin Bob Doll, i cili e kishte pyetur, çka dëshiron të bëjë për ju.
Sipas Xhemës kërkesa e tij ishte që Kosova duhet të çlirohet.
Xhema tha se këta ia premtoi senatori Doll, që kur u çlirua Kosova, senatori amerikan i kishte thënë në shqip, “Kosova Republikë”, tha Xhema. /arbresh.info/
lexo edhe:
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...