Xhelal Sveçla emërohet zëvendësministër në MPB

17:31 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

Xhelal Sveçla është emëruar zëvendësministër i parë në Qeverinë Kurti.

Ai do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që do ta udhëheq Agim Veliu.

Vendimin për emërimin e tij e ka marrë kreu i qeverisë, Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot e ka emëruar Xhelal Sveçlën zëvendësministër të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ku njëherit i uroi punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme.

Për Qeverinë Kurti është jetike që rendi, ligji dhe siguria në vend, por edhe rregulli e efikasiteti nëpër institucione të rriten e të përmirësohen”, thuhet në njoftimin e LVV-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme