Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla sot është emëruar edhe Koordinator Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e 3-të të qeverisë së Kosovës.
Njoftimi i kryeministrisë:
Në kuadër të përgjegjësive për zbatimin e strategjive sektoriale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është emëruar Koordinator Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit. Në këtë detyrë, z.Sveçla do të kryej detyrat si më poshtë:
– koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me çështjet e luftimit të terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm;
– këshillimin e Kryeministrit lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit, dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin;
– koordinon aktivitetet e të gjitha institucioneve relevante në çështjet e luftimit të terrorizmit dhe masave kundër ekstremizmit të dhunshëm;
– koordinon, monitoron dhe mbikëqyrë zbatimin e dokumenteve strategjike të luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
– pranon raporte informuese nga institucionet relevante, me qëllim të përgatitjes së dokumenteve strategjike analitike lidhur me luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmin e dhunshëm;
– është përgjegjës dhe pikë kontakti ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke përfshirë koordinimin e organizimeve, donacioneve dhe projekteve vendore dhe ndërkombëtare;
– koordinon të gjitha raportimet rreth përgjegjësive dhe obligimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me çështjen e luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Mandati i Koordinatorit Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit zgjatë deri në një vendim tjetër të Qeverisë së Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi