Xhaxhai i 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu jep besë 1 muaj për familjen e dorasit

16:18 | 27 Janar 2024
E.K

Kryeimami i Këshillit i Bashkësisë Islame të Kosovës në komunën e Podujevës, Bekim Jashari, ka njoftuar se se familja e të ndjerit, Lulzim Fejzullahut i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.

Ndryshe, Lulzim Fejzullahu ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte goditur me veturë e rrahur brutalisht për vdekje nga dy të mitur më 14 janar./Arbresh.info

Të ngjashme