Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se ushtria jonë nuk ka pasur as nuk ka arkiva.
Jashari në “Debat Plus” ka akuzuar politikanët për gabimet e bëra në bisedime me Serbinë.
“Delegacionit tona që kanë shkuar në bisedime kanë rrëshqitur: Ata ose nuk kanë qenë të informuar, ose nuk kanë dashur të informohen ose kanë bërë lëshime për qëllime politike që është një e keqe e madhe”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së thotë se lufta e UÇK-së ishte vullnetare.
“Arkivat duhet të kërkohen nga shteti serb, pasi ata kanë pasur ushtri të rregullt”.
Jashari thotë se nga lufta e UÇK-së arkiv kanë mbetur vetëm emra.
“Arkiva e SHP të UÇK-së ka pasur vetëm emra. Shembull sa është numri i veteranëve, sa ka invalid të UÇK-së, sa ka dëshmorë e kështu me radhë…Arkiva tjera për UÇK-në nuk ka”.
Ai ka thënë tutje se lufta e UÇK-së nuk ka pronarë, pasi populli është pronarë i luftës së lavdishme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...