Xhavit Haliti votoi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

11:19 | 22 Janar 2018
M. A.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që vendimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale t’i shkojë Qeverisë.

Kjo u vendos në mbledhjen e sotme të kryesisë ku pothuajse të gjithë deputet e pranishëm ishin për dërgimin e saj.

I vetmi që ishte kundër këtij vendimi ishte nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili edhe votoi kundër.

Në këtë mënyrë, tani i mbetet Qeverisë që të vendos së çfarë mendon për Gjykatën Speciale dhe jo më Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme