Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka publikuar një fotografi të rrallë tashme me të ndjerin, Adem Demaçi.
Nënkryetari i parlamentit ka thënë se Demaçin e kishte idol e udhërrfyes.
“Adem Demaçin e kisha jo vetëm idol e udhërrëfyes, por e kisha fatin që edhe të bashkëveproja me Të për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në këto ditë dhimbjeje, por edhe krenarie, më kujtohet turneu i parë nëpër vende të ndryshme të Evropës Perëndimore. Bashkë me Bacën takuam diasporën politike, bizneset e shqiptarëve dhe bëmë përpjekje maksimale për t’i bashkuar.
Njëkohësisht morëm pjesë në shumë tubime e protesta, takuam zyrtarë të Amnesty Internacional, kryeministra, ministra e deputetë të vendeve të BE-së.
Zyrtarët nga Amnesty Internacional i falenderonte për mbështetjen e dhënë gjatë kohës sa qëndroi në burgje; diplomatëve ju kërkonte mbështetje për pavarësinë e Kusovës; diasporës politike i kërkonte bashkim e bisneseve, i kërkonte bashkim e fuqizim përmes bashkimit të kapitaleve.
Thjesht, Baca ishte i jashtëzakonshëm” shkruan Haliti në Facebook.
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...
Anisa-Anës: Po të kishe aq shumë vëmendje, nuk do dilje më p...