Një sondazh i publikuar sot nga partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, të cilët subjektin e tyre e paraqesin si fituese nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, hidhet poshtë nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Ai në një prononcim për Express, këtë hulumtim e quan të porositur dhe sipas qejfeve.
“Këto sondazhe janë më porosi dhe sipas qejfit. Qëllimi i tyre është me influencu me i bind njerëzit ose me kiju tek njerëzit besim se ata do të fitojnë.
Qëllimi i sondazheve të tashme bëhet që njerëzit e pa përcaktuar t’i orientojnë kah vetja dhe t’i tërheqin nga vetja”, u shpreh Haliti.
Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtij hulumtimi të Lëvizjes “Vetëvendosje” është e dyta me 18.4%.
Për këtë, Haliti tha se nuk beson që Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dal e para.
Sondazhi në fjalë, e ka paraqitur Vetëvendosjen si fituese të pasuar nga PDK, më pas nga LDK, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta.
Ministri Vitia dhe drejtoresha e IKSHPK-së mbajnë konferencë...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Los Anxhelos: Flakët shpërthejnë nëpër shtëpi teksa 30,000 n...
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu dhe borë
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...