Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se po të ishte Thaçi në Kosovë, marrëveshja, respektivisht plani evropian do të nënshkruhej moti.
Megjithatë, për t’u qartësuar, ai tha se problemet janë ndryshe, pra të tjera, ndërsa pohoi që edhe tash funksionon si në kohën kur ka qenë edhe Thaçi i pranishëm në skenën politike.
“Me pas qenë Hashim Thaçi në Kosovë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruar që moti. Tani problemet janë ndryshe, nuk po them që nuk funksionon si në kohën kur ka qenë Thaçi këtu”, tha fillimisht ai.
Në anën tjetër, kur u pyet rreth asaj nëse PDK do ta votojë këtë marrëveshje, Haliti tha se nuk e beson që do të ketë deputet nga radhët e Partisë Demokratike që do ta votonte kundër planit.
“Nuk e besoj që mund të ketë njerëz nga PDK-ja që do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje”, vazhdoi ai në Tëvë1.
Hamza: Do të angazhohemi që të jetë më mirë për mjekët në sp...
Reali publikon listën e lojtarëve për Superkupë, rikthehet A...
Sondazhi: Besimi i ukrainasve te Presidenti Zelenskyy ra në ...
Këto janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, ...
Këngët më të transmetuara në historinë e Spotify
Tottenham Hotspur zgjat kontratën e Heung-min Son