Zyrtari i PDK-së njëherësh njëri prej ish-themeluesve të UÇK-së, Xhavit Haliti pretendon se në Gjyaktën Speciale mund të ketë të ftuar dëshmitarë mashtrues e gënjeshtarë që, sipas tij, për t’i zgjedhur problemet e tyre personale ata i ka joshur largimi nga Kosova.
I ftuar në emisionin e GazetësBlic – “BlicInterview me Astrit Gashin”, ai ka folur për Dhomat e Specializuara dhe për mundësinë e marrjes në pyetje të një numri të madh të njerëzve në cilësinë e dëshmitarëve.
Sipas tij, nëse 300-vetë i thërrasin në Gjykatën e Hagës nuk do të thotë që 300-veta kanë qenë të akuzuar për krime lufte.
Ai ka shtuar se ata që do të ftohen mund të jenë përmendur nga hetimet që i ka bërë Serbia, mund të jenë përmendur nga hetimet që ka bërë UNMIK-u, EULEX-i.
“Nëse 300-vetë i thërrasin në Gjykatën e Hagës nuk do të thotë që 300-veta kanë qenë të akuzuar për krime lufte.
Por, mund të jenë përmendur diku nga ato hetimet që i ka bërë Serbia, mund të jenë përmendur nga hetimet që ka bërë UNMIK-u, EULEX-i, dhe ta duhet të thirren, duhet të bisedohet me ta ashtu siç duhet të thirren edhe të akuzuarit për të sqaruar raste të veçanta për të cilat mund të jenë akuzuar.
Unë nuk e besoj që njerëzit e ftuar për të dhënë llogari, dhe njerëzit që janë dëshmitarë të mbrojtur në fund të fundit, mund të kenë harruar diçka në qoftë se ka të vërteta.
Por në këtë mes mund të ketë edhe mashtrues edhe gënjeshtarë të cilët për t’i zgjedhë problemet e tyre personale i ka josh largimi nga Kosova.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...