Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kërkuar krijimin e një mekanizmi që do të merrej me përgatitjet e Kosovës para udhëtimeve në Bruksel për të negociuar me Serbinë.
“Po ju them sinqerisht që mbështetja e qeverisë do të ishte edhe më e madhe që para se ta kritikojmë njëri-tjetrin t’i hapë letrat. Një mekanizëm është mirë me u kriju edhe me shku të përgatitur. Në këto nivele nuk duhet të dëgjohet komunikimi në sallë Parlamenti”, deklaroi Haliti.
Ai ka kritikuar komunikimin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, me deputetët në lidhje me marrëveshjen për targat.
“Kam prit raportim serioz për atë që ka ndodhë. Kjo formë e komunikimit të Zëvendëskryeministrit duke kundërshtu deputetët që janë të shqetësuar për marrëveshjen nuk më jep diçka serioze, kur thotë ‘ti po gënjen, ti ke tradhëtu’. Këto gjana i kem dëgju edhe më herët. Por të marrim vesh të vërtetën e kësaj marrëveshje”, tha Haliti.
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka 12 pika të rendit të ditës, aktualisht deputetët janë duke u deklaruar jashtë rendit të ditës./arbresh.info/
Rama prezanton planet për 2025
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...