Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur për arritjen e marrëveshjes me shtetin e Serbisë dhe për ‘kompromisin e dhimbshëm’ , ndarjen apo shkëmbimin e territoresh.
Haliti ka thënë se kufijtë e Kosovës janë të garantuar duke përmendur GjND, Pakon e Ahtisarit, marrëveshjen e Kumanovës dhe kufijtë e Kosovës për të treguar se kufijtë janë të garantuar që nga viti 1974.
“Për mendimin tim, vendimi i GjND-së, Pakoja e Ahtisarit, Marrëveshja e Kumanovës dhe kufijtë e Kosovës të cilët jemi mësuar ti quajmë kufijtë e 1974, janë të garantuar ndërkombëtarisht. Këta kufij i njeh dhe i garanton Qeveria e SHBA, vendet e BE-së, Parlamenti Evropian, rreth 120 vende që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haliti për Gazeta Blic.
Ai thotë se nëse dikush tentoj të bëjë pazare me territorin e Kosovës, do të ishte gabim fatal.
“Nëse Kosova bën pazare në kundërshtim me gjithë këta faktor qe e garantojnë Pavarësinë e sajë do ishte gabim fatal. Pavarësinë e kufijtë e Kosovës ushtarakisht i garanton NATO, politikisht të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë me kufijtë aktual”, ka deklaruar ai.
Haliti thotë se për arritjen e marrëveshjes së Serbisë duhet t’i kemi parasysh këto procese që i ka kaluara Kosova.
“Serioziteti i deklaratave dhe angazhimeve politike për këtë çështje duhet të jetë mbi bazën e besueshmërisë së zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare që ka nënshkruar Kosova dhe ka garantuan Bashkësia Ndërkombëtare”, tha ai.
Sipas tij Serbia nuk ka guxim as të ia mësyjë Kosovës, për, shkak se e një herë e ka provuar NATO-në.
“Frika e aneksimit është e stisur dhe është propagande e instrumentalizuar. Përderisa ne i përmbahemi marrëveshjeve ndërkombëtare s’ka asnjë arsye për shqetësim e frikë. Kosova e kufijtë e sajë janë të mbrojtur nga NATO. Unë besoj fortë që Serbia në asnjë rast nuk ka guximin që të bëjë mësymje në drejtim të Kosovës. E ka provuar NATON”, ka ritheksuar Haliti i PDK-së.
Ndryshe, në konferencë për media që u mbajt në ditën e djeshme, Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por korrigjim kufijsh.
Sipas Presidentit Thaçi kështu Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, kurse autonomi për veriun nuk do të ketë.
“Mendoj që ka ardhur koha që ta fuqizojmë rolin dhe vullnetin e qytetarëve tanë. Kemi mbushur ende interesin e qytetarëve. Nuk ua kemi mundësuar të drejtën për referendum. Unë jam konsultuar me të gjithë edhe me bashkësinë ndërkombëtare që tua mundësojmë shprehjen e të drejtës me referendum”, ka thënë Presidenti.
Thaçi ka thënë se sidomos, në rastin e arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore për normalizim dhe pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e konsideron si të domosdoshëm deklarimin e vullnetit të qytetarëve nëpërmjet referendumit.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë në gjendje që të bëhen vendimmarrës në këtë proces kaq të rëndësishëm, sidomos tani kur jemi dëshmitarë të divergjencave të theksuara ndërmjet partive parlamentare në parlamentin e Kosovës për dialogun dhe marrëveshjen eventuale përfundimtare”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se një zgjidhje kompromisi për Kosovën nuk është në horizont dhe se nuk është optimist për këtë çështje.
Në pyetjet e gazetarëve pas një takimi që pati me patriarkun Irinej në Beograd, për atë se cila është zgjidhja përfundimtare e kompromisit për Kosovën për të cilën vazhdimisht po flitet, Vuçiq tha:
“Përfundimisht do të jetë atëherë kur të përfundojë, jo para kësaj. Për këtë do të flas nëse është e mundur të arrihet një zgjidhje e tillë. Tani një zgjidhje të tillë nuk ka. A është në horizont? Mendoj se jo. Nuk jam optimist”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se ditëve të fundit ka një ndërhyrje të agjenturave të llojllojshme, prandaj Serbi ka ardhur në një situatë për të mbrojtur veten nga thashethemet./Gazeta Blic/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...