Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, i ka bërë thirrje publike kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti të mos refuzojë takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuciq dhe dialogun me Serbinë.
“Dua që publikisht ta thërras Kryeministrin e Kosovës, që të jetë i gatshëm për tu ulë në dialogë. Të mos refuzojë dialogun, të mos refuzojë takimin me Vuciqin, sepse unë e di që ai mund të fitojë poena të një kategori e caktuar e popullatës me refuzim, por diçka dua të them, ai nuk mundet me ndryshu politikën serbe dhe Vuciqin” thotë Haliti për Arbresh.info.
Kj osipas deputetit të PDK-së, pasi Kurti dhe asnjë politikan kosovarë nuk mund ta ndryshojë as Vuciqin dhe as politikën serbe.
Haliti thotë se me sulmin terroristë në Banjskë, Serbia ka humbur shumë në sytë e krejt botës.
“Mendoj që Kosova edhe Kryeministri edhe Presidentit Kosovës kushdo që të jenë, duhet t’i përgjigjen pozitivisht ftesave të Bashkimit Evropian. Kurti nuk shkon në këtë rast në Beograd për ta shitë, siç është bërë praktikë të bëhet propagandë nga njerëzit në Kosovë, por shkon për ta zgjidhur problemin e Kosovës, mi zgjidh raportet mes serbëve dhe Kosovës. Unë besoj shumë që në këtë rast Serbia ka humbur shumë, sepse është kompromentuar para krejt botës për veprimet e saja”, shprehet Haliti.
Sipas tij, deri më 24 shtator Serbia ka qenë në një tjetër shkallë të mbështetjes nga BE dhe fajtorë publikisht kanë qenë kosovarët, por tani pas 24 shtatorit, sipas tij, Kosova duhet me ndërru qasjen dhe Serbia nëse do me ardh në bisedime le të vjen, nëse jo, ai thotë se Kosova duhet të shkojë.
Ai ka folur edhe për gjuhën e ashpër kundër Vuçiqit në Parlamentin e Evropian.
“Akti si akt i organizimit të forcave paraushtarake, të cilat janë organizuar me lejen e Vuciqit, janë organizuar nga shefi i Shërbimeve sekrete të Serbisë dhe janë përgatitur apo ushtruar në Rashka, në poligonet e ushtrisë së Serbisë, nuk është akt normal për një vend evropian dhe në Evropë nuk kuptohet kjo situatë. Ajo që e kanë kritikuar dhe akuzuar Vuciqin në Parlamentin Evropian, nuk kanë bërë diçka, por kanë vepruar, kanë folur dhe diskutuar mbi bazën e informatave që ata kanë deri tash”, thotë deputeti i PDK-së.
Ai pohon se Serbia nuk nuk do tërhiqet nga pozicionimi i saj politik kundër dhe ndaj Kosovës.
“Kosova është në rrezik permanent nga Serbia dhe ajo nuk do distancohet dhe as nuk do tërhiqet nga pozicionimi i saj politik kundër dhe ndaj Kosovës. Prandaj, ne nuk duhet të befasohemi nga qëndrimet e tyre, por duhet të befasohemi nga një vend që e quan vetën evropian vepron si një shtet që organizon terrorizmin. Ne dikur në Evropë i kemi pasur brigadat e kuqe, të cilat kanë kryer akte terroriste dhe kanë pasur mbështetje në Jugosllavi, në Republikën demokratike në Gjermani dhe në disa vende të Afrikës”, pohon ai.
Sot Evropa, sipas tij, është e interesuar dhe po punon për të folur me një zë për të gjitha çështjet.
Ai, shpreson që Evropa jo vetëm të shprehë mendime dhe kritika në Parlamentin Evropian, por ta dënojnë Serbinë, t’ia ndalin ndihmat, t’ia ndalin mbështetjen e fuqishme që e ka Serbia nga shtetet ekonomikisht më të fuqishme të Evropës, derisa ajo të prodhojë politika të pranueshme për gjithë njerëzit që jetojnë në Evropë.
Politikën serbe dhe Vuçiqin, sipas tij, ka me ndryshu politika largpamëse e BE-se dhe presioni që i bëhet. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare