Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se as në Parlamentin e Serbisë nuk kam parë “konfrontime” sikurse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, duhet të evropianizohet mendimi politik dhe sjelljet për tejkalimin e problemeve.
“I kam dëgju debatet në Parlamentin e Serbisë që janë të ngjashme, por jo kaq të egra”, deklaroi Haliti.
Sipas tij, ka disa probleme për të cilat duhet të negociohet me Serbinë, sikur tema e të pagjeturve, reparacionet e luftës, demarkacioni i kufirit me Serbinë, Asociacioni i Komunave Serbe.
“Nuk shoh negocim teknik me Serbinë të gjitha janë politike”, deklaroi Haliti.
Këto komente ai i ka bërë në debatin parlamentar në lidhje me dialogun Kosovës-Serbi./arbresh.info/
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane