Njëri ndër kandidatët për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale, ishte edhe Xhavit Drenori. Por në bazë të një liste jo zyrtare të publikuar dje nga Indeksonline, shihet se Drenori nuk ka arritur të marr votat e mjaftueshme që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Indeksonline ka kontaktuar sot me Drenorin dhe i njëjti ka thënë se tashmë është duke punuar për zgjedhjet lokale.
Ai ende nuk ka vendosur që më kë dhe si do t’i futet garës për kryetar të Komunës së Drenasit, pasi që në zgjedhjet e fundit ai kishte vetëm një marrëveshje që të garojë me Lëvizjen Vetëvendosje ani pse nuk është anëtar i saj.
“Jemi ende duke diskutuar në forum të ngushtë njëherë me ekipin tim ‘Vizioni për Drenasin’ pastaj me përfaqësues të Vetëvendosjes ne kemi pasur një marrëveshje vetëm për zgjedhje nacionale, pra me nivelin qendror, me Albinin personalisht. Jemi marrë vesh që posa të përfundon procesi komplet do të bisedojmë dhe do të shohim mundësitë e bashkëpunimit, pra unë do të jem prapë në garë për komunën e Drenasit, por në çfarë formati, si kandidat i pavarur si pjesë e ‘Vizionit për Drenasin’ apo në ndonjë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje eventualisht me ndonjë parti tjetër nuk mundem me ua thënë pasi pritet që në ditët në vazhdim të hapet ky debat”, ka thënë Drenori për Indeksonline.
Sipas tij, janë dy arsye se pse ai nuk arritur që të mbledhë vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Drenori ka theksuar se nuk ka lobuar shumë në komunat e tjera dhe se është koncentruar në komunën e Drenasit në mënyrë që Vetëvendosje të arrijë më shumë rezultat në këtë komunë.
“Janë dy arsye, e para është se unë e kam ditë që në Drenas nuk votohet shumë Vetëvendosja, pra unë nuk kam hy me ndonjë vizion të madh përderisa kolegët e tjerë në komunat e tjera kanë pasur ndryshime të mëdha, pra është votu më shumë dhe normal që kanë mbledhur më shumë vota dhe e dyta unë nuk jam aktivistë i Vetëvendosjes, kam hy në bashkëpunim dhe votuesit më kanë votuar duke më njoftë nga zgjedhjet lokale i vitit të kaluar. Për këtë rezultat afërsisht isha edhe i vetëdijshëm që e marr, por që nga fillimi isha i përcaktuar që në këto zgjedhje të jap kontributin tim për ndryshime, dhe për këtë bindja ime por edhe e një pjese të madhe të ekipës ishte se këtë ndryshim tani për tani mund ta bëj Albin Kurti”, ka shtuar Drenori.
Kandidati Xhavit Drenori ndër të tjera është pyetur edhe rreth shitjes së veturës së tij private për të mbuluar shpenzimet e fushatës zgjedhore.
“Ja ka vlejt shitja e veturës, sepse ndryshimin e kemi arrit nuk e kam shit për t’u bërë deputet por për të mbuluar fushatën. Nuk më kanë shkuar të gjitha mjetet, kam mjete edhe për kandidimin si kryetar kur ta bëjë. Pra nuk jam në disavantazh financiar, pra nuk mund të thonë se u lodh Drenori dhe nuk ka parë. Ka pare Drenori sa të doni”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...