Ish-kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori i cili ka formuar iniciativën ‘Vizioni për Drenasin’ i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka konfirmuar se është arritur marrëveshja dhe se do të jetë kandidat për deputetë në listën e Vetëvendosjes.
“Ne kemi finalizuar marrëveshjen, edhe pse jemi lëvizje e nivelit lokal kemi bashkuar forcat dhe unë do të jem në listën e kandidatëve’, ka thënë Drenori.
Vetëvendosje do të hyjë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi nuk ka bërë asnjë marrëveshje me ndonjë subjekt politikë për koalicion parazgjedhor.
Xhavit Drenori në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune ne Drenas si kandidatë i pavarur kishte marr 12 përqind.
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi