Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, ka thënë se pjesëmarrja e gruas dhe angazhimi i saj në politikë sjell ndryshime pozitive në vend.
Këto deklarime Xharra i dha në prezantimin e radhës të PDK-së në forumin e grave.
Sipas saj subjekti partiak në të cilin ajo ka aderuar, i dha asaj mundësinë të sjell ndryshimin duke fuqizuar gruan.
”Ju njoh sfidat në të gjithë këtë kohë sepse dhe unë jam një grua dhe një nanë”.
”E di që jeni lodhur nga politikat se do të ketë barazi gjinore e fuqizim të gruas”.
”Në momentin që unë vendosa të marr diçka në dorë si grua, unë u linçova e pat vet në cka kalova. Linçim brutal e deri në rrahje fizike”.
”Ky vend nuk mund të ndryshojë pa pjesëmarrjen e gruas në angazhime. Vetëm 11% të grave kanë pjesëmarrje në trashëgimi. Do të kemi një platformë ku më pas do të jemi të fuqizuara”./Arbresh.info
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...