Myftiu i Kosovës Naim Tërnava përmes një konference për media bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se xhamitë në Kosovë nuk do të hapen as në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Tërnava ka thënë se duke marrë parasysh përhapjen e virusit Covid-19 akoma nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive.
Kurse ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kërkon mirëkuptimin që gjithmonë e ka gjetur edhe nga Bashkësia Islame edhe nga besimtarët se nuk janë kushtet për të bërë këtë, transmeton arbresh.info
“Pas konsultimit me IKSHPK-në, me mekanizma ndërkombëtarë si OBSH dhe UNDP i informova BIK-un për situatën epidemiologjike në terren dhe me keqardhje kërkova dhe u dakorduam që akoma situata s’ka kaluar rreziku. Situata është ende e rrezikshme”.
“Në 4-5 ditët e fundit kemi parë rritje të rasteve që na bën të frikësohemi. Kërkuam mirëkuptimin që s’ka munguar që nga dita e parë që këto masa duhet të vazhdojnë edhe për një kohë në mënyrë që shëndeti të ruhet mbi të gjitha”.
“Jam falënderues për koordinimin që BIK- ka treguar gjatë pandemisë dhe mbi të gjitha me ju besimtarë që falë angazhimit në këtë situatë ne qëndrojmë mirë si shtet, por kjo s’do të thotë që edhe në minutat e fundit mund të jemi në një situatë të tillë që përkundër angazhimit të shumë profesionistëve për parandalim e virusit, një lehtësim do të mund të sillte një shpërthim të ri të pandemisë dhe do të bënte që të shkonte puna huq”.
Tërnava falenderoi qytetarët për durimin që kanë treguar deri tani dhe bëri thirrje që masat të vazhdojnë të respektohen në mënyrë që të ketë sa më pak pasoja.
“Ju uroj agjërim të mbarë deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit. Besoj që me ndihmën e Zotit të dalim faqebardhë”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...