Çmimet e larta të asfaltit janë duke rrezikuar shumë projekte kapitale në komunën e Prishtinës, ndërsa kjo gjendje është duke dëmtuar edhe kompanitë që ofrojnë punën e asfaltimit.
Shumë makineri punuese vitin e kaluar ishin në punë, ndërsa tani janë në gjendje pushimi, e kjo si shkak i rritjes së çmimit të asfaltit. Kjo gjendje po i detyron kompanitë të punojnë me humbje dhe të rishikojnë kontratat e mëhershme.
“Çmimet kanë lëvizur. Nga viti i kaluar deri më tani janë diku rreth 70-80% më të larta, psh një metër katror i asfaltit vitin e kaluar ishte 7-8 euro e tani varion 11-12 euro metri katror. Edhe me fuqinë punëtore kemi probleme. Vitin e kaluar i kemi pasur 100 punëtorë e tani i kemi diku 30, pra 70 janë të papunë në kompaninë tonë. Kontratat e vitit të kaluar jo vetëm ne, por secila kompani së paku i ka diku 60-70% me minus”, ka deklaruar për RTK-në, Fehmi Krasniqi, sipërmarrës.
Këtë problem e thekson edhe drejtori i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi. Ai thotë se çmimet e larta po rrezikojnë seriozisht investimet kapitale.
“Një problem shumë i madh i drejtorisë për investime kapitale është ai i ndryshimeve të çmimeve, e ky është një problem i madh në gjithë territorin e Kosovës dhe për të gjitha autoritetet kontraktuese. Lus Qeverinë e Kosovës të merr një vendim i cili mund ta zgjidhë këtë problem”, ka theksuar Xhaferi.
Si pasojë e rritjes së çmimit të asfaltit shumë rrugë në kryeqytet nuk janë në gjendje të mirë.
Rruga 1 Tetori, që lidhë lagjen Velania dhe Mahallën e Muhaxherëve, është në gjendje shumë të rënduar dhe më shumë i ngjanë një rruge të shekullit të kaluar. E sipas një qytetari të kësaj lagjeje, rruga është lënë krejtësisht në harresë.
“Komuna nuk merret se është rrugë e parëndësishme për ta ose e ka qëllimin me e lanë si muze”, ka theksuar një banor i kësaj lagjeje.
Por nga drejtoria për investime kapitale kanë thënë se rrugët e kryeqytetit shumë shpejt do të riparohen nga ndërmarrja publike banesore.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...