Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se do të kandidojë edhe për një mandat.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në fund të këtij viti në të gjitha komunat dhe disa kandidatë kanë filluar të tregojnë ambiciet e tyre për këtë pozitë.
Tahiri ka thënë se gjatë këtij mandati do ta ketë një qëllim tjetër. Ai po ashtu tregoi se cfarë po shkruante në bluzën e tij.
“Po do të kandidojë. Këtu më shkruan Vushtrria +4. Do të shkojmë edhe për një mandat. Jam konsultuar edhe me familjen dhe Kryesinë e LDK-së. Tani qëllimi do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas krizës me pandeminë”, tha ai në emisionin dPt.
“Vushtrria është një qytet dinamik dhe pres që të rikthehemi”, shtoi ai.
Ndryshe, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar kandidatin e subjektit të tij për zgjedhjet komunale në Vushtrri. Kandidati për këtë komunë nga radhët e AAK-së është Mensut Ademi.
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...