Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar kandidimin e Xhafer Tahirit edhe për një mandat për kryetar të Vushtrrisë.
Ai ka thënë se Tahiri i ka dhënë kaheje ndryshe zhvillimit të Vushtrrisë, raporton arbresh.info.
Postimi i plotë i tij:
Është kënaqësi e veçantë për mua që një njeri si Xhafer Tahirin, ta nominoj edhe për një mandat në krye të Vushtrrisë. Ai i dha kahje ndryshe zhvillimit të Komunës dhe për këtë do të kërkojë aprovimin e Kryesisë.
I njohur si një ndër lokalitetet antike dardane, Vushtrria, ka për nderë që një kryetar si Xhafa ta vazhdojë punën e kreut të Komunës edhe për 4 vjetët e ardhshme në të mirë të të gjithë banorëve të saj.
Ai ka vizion të qartë se si duhet të duket qyteti e fshatrat e Komunës nën udhëheqjen e LDK-së, i përkrahur nga të gjitha strukturat pa dallim. Për një mandat, ka siguruar kyçje në ujë për 7000 familje vushtrriase; ka krijuar Zonën Ekonomike me plot 800 vende pune; ka dhënë shembull nacional në mbledhjen e mbeturinave; ka ndërtuar 2 qerdhe e një Qendër Mjekësie; e dhjetëra projekte infrastrukturore. Xhafa e meriton përkrahjen e secilit prej nesh sepse gjatë mandatit të parë, me punën dhe përkushtimin e tij na ka bërë të gjithëve krenarë.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë