Mbi gjysmë milion euro do të shkojnë në sigurim fizik.
Kështu ka vendosur së fundi kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën “Sigurimi fizik i objekteve komunale, shkollave, QPS-së QKMF-së dhe SHR-së” ishin planifikuar të shpenzoheshin 570 mijë e 16 euro.
Ndërsa pas hapjes së tenderit fitues kanë dalë grup i Operatorëve Ekonomik ” COMMANDO ” SH.P.K.; ” Security Code ” SH.P.K. të cilët kanë ofruar çmimin prej 532 mijë e 958 euro.
Zyrtari për shërbim më qytetarë në komunën e Vushtrrisë, Fatmir Feka për arbresh.info ka treguar rreth objekteve që do të bëhen me sigurim fizik.
Feka ka thënë se sigurimi fizik do të vendoset në 40 objekte.
“Janë gjithsej 40 objekte në të cilat do të bëhet sigurimi, janë 33 shkolla, 1 çerdhe, Kuvendi Komunal, Qendra për Punë Sociale, Shtëpia e Kulturës, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe shtëpia Rezidenciale”, ka thënë Feka.
Ndërsa ka treguar në detaje për numrin e punëtorëve të sigurimit në objekte.
“Në shkollat e fshatrave janë nga një punëtor, në shkollat e qytetit janë nga 3 punëtorë në dy shkolla, ndërsa në një shkollë janë dy punëtorë. Nw Kuvendin Komunal janë 7 punëtorë sigurimi ndërsa në Qendrat e Mjekësisë Familjare janë nga një punëtor”, ka shtuar ai.
Feka ka bërë të ditur gjithashtu se numri i plotë i punëtoreve që do të angazhohen për sigurimin e 40 objekteve në komunën e Vushtrrisë është 61.
Ndryshe në faqen e KRPP-së thuhet se për këtë tender kanë aplikuar 10 operatorë ekonomik ndërsa kishin ofruar çmime prej 532 mijë deri 737 mijë.
Operatori ekonomik fitues i këtij tenderi ka ofruar çmimin më të ulët prej 532 mijë e 958 euro.
E ky operator ekonomik për arbresh.info ka treguar për orarin që do të ruhen këto objekte.
“Komuna e Vushtrrisë ka parapa sigurimin e këtyre objekteve: Kuvendi Komunal – 24 orë, qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – 16 orë, qendra për Punë Sociale – 12 orë, shtëpia Rezidenciale – 8 orë, shkolla fillore (30) – 8 orë, shkolla të mesme (3) – 24 orë, institucioni Parafillor (Qerdhe) – 12 orë, shtëpia e Kulturës – 10 orë”, thonë nga kompania e sigurimit “COMMANDO” SH.P.K.
Sigurimi i objekteve shkollore
Në mesin e 40 objekteve që do të kenë sigurim fizik në komunë e Vushtrrisë janë edhe 34 objekte shkollore.
Kjo është e rregulluar edhe me Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Sipas nenit 7 paragrafit 3 nënparagrafët 3.3. dhe 3.4 është në kompetencë e komunës sigurimi i ambientit të sigurt për nxënësit dhe personelin
“Në bazë të nenit 7 paragrafit 3 nënparagrafët 3.3. dhe 3.4., të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, sigurimi i ambientit të sigurt për nxënësit dhe personelin, si dhe bashkëpunimi me prindër, polici dhe autoritetet tjera publike, marrja e hapave për sjelljet e dhunshme, është kompetencë e komunës”, thuhet në Ligjin për Arsimin Parauniversitar.
E për këtë Lulzim Bivolaku, drejtor i gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri ka thënë për arbresh.info se e mirëpret këtë vendim.
“Po ky vendim besoj se do të ndikoj pozitivisht edhe pse në gjimnaz kemi shumë rrallë incidente por që punëtor e sigurimit”, ka thënë ai.
Por Bivolaku ka thënë se shkolla që ai udhëheq tash e sa vite ka punëtor të sigurimit.
“ Prej se kemi hyrë në objektin ri të shkollës kemi pas gjithmonë punëtorë të sigurimit në objektin shkollor. Dy kanë qëndruar gjatë ditës ndërsa dy të tjerë natën”, ka shtuar ai.
Ndërsa drejtori i shkollës teknike në Vushtrri, Halit Zhigolli ka thënë për arbresh.info se kërkojnë numër më të madh të punëtoreve të sigurimit.
“Ne kemi bërë kërkesë që të shtohet numri i punëtorëve të sigurimit pasi që objekti është specifik dhe ka nevojë për më shumë punëtor, por kemi marrë arsyetime se nuk ka mundësi për rritje të këtij numri”, ka thënë ai.
Zhigolli ka shtuar gjithashtu se mbikëqyrja e nxënësve është e vështirë gjatë orarit mësimor.
“Momentalisht i kemi katër punëtor dhe janë të pamjaftueshëm e sidomos ditën pasi ambienti është i hapur dhe nxënësit janë në ato moshë që është vështirë të mbikëqyren vetëm nga një sigurim”, ka shtuar ai.
E vitin e kaluar disa komuna në Kosovë kanë kërkuar nga prindërit e nxënësve të kontribuojnë me të holla në mënyrë që të paguhet sigurimi fizik i shkollave.
Ndërsa pas arritjes së marrëveshjes disa prindër kanë dalë kundër këtij vendimi pavarësisht se rastet sociale ishin të liruara nga kjo pagesë./Arbresh.info/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...