Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Vushtrrinë, Xhafer Tahiri, njëherësh edhe kryetar i kësaj komune, i ftuar në Edicionin Special është shprehur optimist që Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitojë në të gjitha komunat që është në garën e 14 nëntorit.
“LDK-ja do të fitojë në gjitha komunat që është në garë”, ka thënë Tahiri.
Ai është shprehur i kënaqur me mbështetjen e qytetarëve në vazhdimin e rrugëtimit që e kanë filluar.
“Unë jam i kënaqur me mbështetjen e jashtëzakonshme përtej vijave partiake, jam shumë i kënaqur me përkrahjen që po e marrim çdo ditë nga qytetarët e Vushtrrisë. Unë pres që bashkë me qytetarët e Vushtrrisë ta vazhdojmë rrugën që e kemi filluar katër vjet më parë”, ka vazhduar Tahiri.
Kur është pyetur se a do të ketë koalicion me Vetëvendosjen ai ka thënë se e respektojnë vendimin e kësaj partie për të mbajtur qëndrim neutral.
“Vetëvendosja ka marrë vendim që të jetë neutral në këto zgjedhje, çka e respektoj. Kemi qenë të parët që kemi ndërtu ndonjëherë koalicion mes LDK-së dhe VV-së në vitin 2017, i kishim vënë synim vetës që modeli i qeverisjes në Vushtrri të jetë qeverisja e nivelit nacional. Gjë të cilën e kemi arritur”, ka thënë ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...